Një i dyshuar me çrregullime mendore në Gjilan rrah gruan dhe babanë e vet

Prishtinë | 11 Qer 2020 | 10:50 | Nga Ekonomia Online

Në Gjilan është dërguar në mbajtje nga Policia e Kosovës një person i cili dyshohet të jetë me çrregullime mendore. I njëjti, siç njofton policia përmes raportit 24 orësh, ka sulmuar fizikisht babanë e vet dhe gruan.

“Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht gruan dhe të atin e tij. I dyshuari ishte agresiv dhe dyshohet me çrregullime mendore, i njëjti është dërguar në spitalin psikiatrik dhe është ndaluar për tretman”, njofton PK-ja.

Tutje theksohet se me urdhër të prokurorit i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme