Një i vdekur, 185 struktura të shkatërruara nga zjarri në Washington

Prishtinë | 20 Gus 2023 | 14:07 | Nga Ekonomia Online

Të paktën 185 objekte janë shkatërruar dhe një person ka mbetur i vdekur nga zjarret e shkaktuara nga erërat e forta në shtetin lindor të Washingtonit, raporton agjencia AP.

Zjarri filloi pak pas mesditës të së premtes, dhe më pas u përhap në 38 kilometra katrorë sipërfaqe, fillimisht pa asnjë kontroll mbi shuarjen e zjarrit nga organet kompetente.

Njerëzit u detyruan që të evakuoheshin, pasi erërat i përhapën flakët në jug të vendit.

Si pasojë e zjarrit e bllokuar ka mbetur edhe një autostradë kryesore, sipas autoriteteve zyrtare.

Të ngjashme