Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në vend ka vdekur një person si pasojë e COVID-19 dhe janë regjistruar 15 raste të reja nga 2 mijë e 144 mostra të marra.
Gjithashtu, gjatë 24 orëve në Kosovë janë shëruar 11 pacientë nga COVID-19, transmeton Klankosova.tv.
Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë numri i të infektuarve është 107 mijë e 921 persona, 105 mijë e 549 pacientë janë shëruar dhe kanë vdekur 2 mijë e 265 njerëz teksa vazhdojnë të mbesin edhe 107 raste aktive.