Një i vdekur dhe dy të lënduar nga aksidenti në rrugën Lipjan-Shtime

Prishtinë | 05 Tet 2019 | 14:05 | Nga Ekonomia Online

Një person ka vdekur dhe dy të tjerë janë lënduar si pasojë e aksidentit që ka ndodhur rreth orës 11:50 në rrugën Lipjan-Shtime.

Këtë e konfirmoi Bajram Krasniqi, zyrtar për media në Policinë e Kosovës.

“Aksidenti ka ndodhur në ora 11:50, në rrugën Lipijan-Shtime, janë të përfshira dy vetura, si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona dhe një tjetër ka ndrruar jetë”, tha Krasniqi

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme