Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, një person ka vdekur nga Covid-19.
Ndërsa janë shënuar 46 raste të reja me Coronavirus dhe 101 të sheruar
“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 15 raste, komuna Fushë Kosovë 5 raste, komuna Gjakovë 5 raste, komuna Mitrovicë 5 raste, komuna Podujevë 4 raste, komuna Prizren 3 raste, komuna Gjilan 2 raste, komuna Pejë 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Drenas, Ferizaj dhe Malishevë”, thuhet në njoftimin e tyre.