Një lajm i mirë për banorët e Prishtinës

Prishtinë | 03 Nën 2016 | 09:46 | Nga

Fabrika e ujit në Shkabaj do të përfundojë në dhjetor të këtij viti, por shkaku i testimit, pranimit teknik dhe disa punëve të tjera, parashihet të vihet në funksion në pjesën e parë të vitit 2017, shkruan sot Koha Ditore. Kjo është bërë e ditur në takimin e katërt të Komitetit Drejtues të Fazës III.

Fabrika e ujit në Shkabaj do të përfundojë në dhjetor të këtij viti, por shkaku i testimit, pranimit teknik dhe disa punëve të tjera, parashihet të vihet në funksion në pjesën e parë të vitit 2017, shkruan Koha Ditore.

Kjo është bërë e ditur në takimin e katërt të Komitetit Drejtues të Fazës III. Zëdhënësja e KUR “Prishtina”, Arjeta Mjeku- Azizi, ka bërë të ditur se gjithçka po shkon sipas planit të paraparë.

“Me ndërtimin e kësaj fabrike gjithçka po shkon sipas planit dinamik. Dhe pas pranimeve teknike të punimeve,ajo do të nisë punën. Kjo pritet të ndodhë diku në fillim të pranverës”, ka thënë zëdhënësja Mjeku- Azizi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme