Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasjen në Malishevë

Prishtinë | 21 Sht 2023 | 15:17 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Themelore e Gjakovës i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të dyshuarit me inicialet I.Z për vrasjen e djeshmë në fshatin Bellanicë të Malishevës.

Sipas kësaj gjykate, ai dyshohet se ka kryer veprat penale, “Vrasja” dhe ” Mbajtja në pronësi, transmeton Klankosova.tv

I.Z mëngjesin e djeshëm dyshohet se privoi nga jeta viktimën me inicialet A.B si shkak i një mosmarrëveshje të mëhershme.

Gjykata e Gjakovës ka dhënë edhe detaje rreth kësaj vrasjeje që ndodhi në një parking.

“Më datë 20 shtator 2023 rreth orës 07:40 minuta në fshatin Bellanicë, Komuna Malishevë, në parkingun e marketit M.- M. me dashje ka privuar nga jeta tani të ndjerin A. B. nga Komuna e Suharekës, si shkak i një mosmarrëveshje të mëhershme.

Derisa i pandehuri ndodhej në lokal së bashku me dëshmitarin B. E. dhe me të vërejtur se kishte arritur në parking tani i ndjeri A., i pandehuri ngritët nga tavolina, del jashtëdhe i afrohet tek automjeti i të ndjerit, hap derën e automjetit dhe menjëherë me armë gjuan disa herë në drejtim të kokës së tani të ndjerit, e kur i viktima bie përtokë, i pandehuri vazhdon duke gjuajtur prapë me
armë në drejtim të trupit të tij dhe përderisa trupi ishte i shtrirë për tokë”.

Të ngjashme