Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit që kërcënoi nënën me sëpatë

Prishtinë | 18 Nën 2020 | 16:47 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e masës një muaj paraburgim kundër të pandehurit E.F., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale të kanosjes.

Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ka marrë parasysh, mënyrën dhe rrethanat e kryerjes së veprës penale, në ambientet familjare shtëpinë, ku pas fjalosjes dhe mosmarrëveshjeve që i pandehuri kishte me të dëmtuarën, nënën e tij, e kanos se do ta privojë nga jeta, në atë mënyrë që pasi i pandehuri i kërkon para nënës së tij dhe e njëjta nuk kishte para për ti dhënë, i pandehuri revoltohet dhe me përdorim të mjetit të rrezikshëm, duke e marrë sëpatën e kanos të dëmtuarën – nënën e tij, me ç ‘rast tek e dëmtuara shkakton frikë, pasiguri, ankth për jetën e saj.

Kundër këtij vendimi, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese, përmes Gjykatës Themelore në Prizren, Gjykatës së Apelit në Prishtinë. Ankesa nuk e pezullon ekzekutimin e këtij aktvendimi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme