Prokuroria në Nish ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj politikanit opozitar serb, Nikola Sandulovic.
Lajmi është konfirmuar nga avokati Cedomir Stojkoviq.
Ai tha se mbi Sandulovicin rëndon akuza për “nxitje të urrejtjes kombëtare”, pasi i njëjti kishte vendosur kurora lule mbi varrezat e familjes Jashari në Prekaz.
“PARABURGIMI Për shkak të vendosjes së luleve mbi varret e shqiptarëve në Kosovë, prokurori publik në Nish ka propozuar administrativisht masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj Nikolla Sanduloviqit. Prokurori publik pretendon se “vënia e luleve mbi varret e shqiptarëve/familjes Jashari është kryerja e veprës penale të nxitjes së urrejtjes kombëtare nga neni 317 i Kodit Penal ”, ka njoftuar avokati Stojkoviq.