Një muaj paraburgim personave që shkaktuan aksidentin me fatalitet në Podujevë

Prishtinë | 11 Mar 2019 | 15:40 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Themelore në Prishtinë – Dega në Podujevë, Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni për Çështje Penale ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve L.ZH dhe L.M për shkak se të njëjtit dyshohen se secili veç e veç kanë kryer veprën penale Rrezikim i trafikut publik nga neni 378 par.9 lidhur me par.6 dhe par.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjykata ka marrë aktvendim dhe të pandehurve L.ZH dhe L.M u është caktuar masa e paraburgimit prej datës 09.03.2019 deri me datë 09.04.2019.

“Gjykata ka konstatuar se lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë është caktuar masa së paraburgimit kundër dy të pandehurve, pasi që nëse të pandehurit do të gjenden në liri ekziston rreziku i ikjes së tyre duke pasur parasysh peshën e veprës penale, përkatësisht dëmin e shkaktuar me këtë vepër penale e që në rastin konkret kemi të bëjmë me humbjen e jetës së të ndjerit J.Z dhe shkaktimin e lëndimit të rëndë trupor të dëmtuarit Y.I si dhe sanksionin e paraparë për këtë vepër penale”, thuhet në komunikatë.

Palët kanë të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme