Një ndyshim i kufinjëve në Ballkan të cilin perendimi duhet ta mirëpresë

Prishtinë | 24 Gus 2018 | 14:48 | Nga Marko Prelec

Evropa ka një frikë intensive dhe të kuptueshme për ndryshimin e kufijve kombëtarë. Por, diskutimet për një shkëmbim toke midis Kosovës dhe Serbisë, të cilat kanë qenë në një konflikt të vazhdueshëm për dy dekada, meritojnë mbështetje të kujdesshme.

Kjo do të thotë kthim mbrapa nga vite të të menduarit konvencional në qarqet e politikës së jashtme perëndimore. Por tensioni midis Serbisë dhe Kosovës është një dhimbje koke e madhe për kontinentin, që duhet të trajtohet. Ajo ushqen paqëndrueshmëri në skajin juglindor të Bashkimit Evropian dhe paraqet një pengesë të madhe për integrimin e Ballkanit Perëndimor në bllok.

Serbia nuk e njeh deklaratën e pavarësisë së Kosovës të vitit 2008 dhe zyrtarisht e konsideron territorin, popullsia e të cilit është kryesisht e etnisë shqiptare , si një provincë rebele. Pesë vende anëtare të BE-së nuk e njohin Kosovën poashtu. Shumica e tyre, si Spanja, kanë frikë nga separatistët në vendet e tyre.
Rusia dhe Kina e mbajnë Kosovën jashtë K.B dhe në një limbo ndërkombëtare.

Ndërkohë që bllokimi vazhdon, asnjëra nga këto dy vende nuk ka një shpresë realiste për t’u bashkuar BE-së. Brukseli i ka bërë të qartë Beogradit se duhet të zgjidhë mosmarrëveshjen e saj me Kosovën para se të bëhet anëtare e BE.

Nuk ka zgjidhje për rebusin e Kosovës pa një marrëveshje që të dy palët e mbështesin me të vërtetë, dhe një shkëmbim tokash është çelësi i një marrëveshjeje të tillë. Kosova do të tregtonte komunat e saj veriore me shumicë serbe për pjesët me shumicë shqiptare në jugperëndim të Serbisë. Serbia do ta njohë Kosovën dhe do të heq kundërshtimin e saj ndaj anëtarësimit në K.B; Kosova do të angazhohej për ruajtjen dhe mbrojtjen e manastireve mesjetare serbe dhe popullsinë e mbetur serbe.

Pse Serbia do të pajtohej për një marrëveshje si kjo? Sepse përfaqëson një njohje se politika amerikane dhe evropiane ndaj tyre ka dështuar. Kosova u shkëput nën mbikëqyrjen ndërkombëtare dhe me supozimin se Serbia do të duhej ta njohë pavarësinë dhe integritetin e saj territorial. Një shkëmbim tokash i lejon Serbisë të thotë: “Ju u përpoqët ta bëni këtë pa ne dhe kjo nuk funksionoi.” Pranimet si kjo janë të fuqishme, veçanërisht kur vendet ballafaqohen me çështje të ngarkuara emocionalisht si historia, identiteti dhe territori.

Nga ana e saj, Kosova bëhet anëtare e plotë e bashkësisë ndërkombëtare dhe ka një rrugë më të qartë për anëtarësimin e saj në BE. Ajo menjëherë mund ti bashkohet Këshillit të Evropës, duke i sjellë qztetarëve të saj mbrojtjen e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Pse, atëherë ka aq shumë kundërshtim? Kancelarja Angela Merkel tha javën e kaluar se “ka përpjekje për të folur ndoshta për kufijtë dhe ne nuk mund ta bëjmë këtë.” Carl Bildt, i cili ka qenë i përfshirë në rajon për pothuajse 30 vjet, e quajti idenë “një recetë për paqëndrueshmëri gjeopolitike”. (Në anën tjetër, Wolfgang Petritsh, negociatori kryesor i BE-së në bisedimet për paqes në Kosovë, e mbështet idenë.)

Kundërshtimi kryesor është se ndryshimi i një kufiri kudo kërcënon kufijtë çdokund në rajon. Maqedonia ka një pakicë të madhe etnike shqiptare që dominon një territor që shtrihet deri në periferi të kryeqytetit, Shkup; një shkëputje do të thoshte një luftë të tmerrshme. Rajoni i mbizotëruar nga serbët në Bosnjë dhe Herzegovinë kërcënon të shkëputet në mënyrë rutinore. Me siguri se një shkëmbim toke do t’i trimëronte ata?

Tetë vjet më parë, shkova në Maqedoni, dhe Bosnje dhe Herzegovinë për Grupin Ndërkombëtar të Krizave për të hulumtuar pikërisht këtë kërcënim. Unë dhe kolegët tanë shqiptarë dhe serbë konkluduam se rreziku ishte real por i menagjueshëm. Që atëherë, Maqedonia është bërë shumë më e qëndrueshme dhe ka një qeveri progresive multietnike; Anëtarësimi në NATO është i mundur që në vitin e ardhshëm. Popullsia shqiptare e vendit është pragmatike dhe e kënaqur për të jetuar në një shtet me perspektiva të mira të integrimit dhe prosperitetit evropian.

Republika Serbe e Bosnjes dhe Hercegovinës është një çështje tjetër. Udhëheqja e saj dhe shumë nga njerëzit e saj me të vërtetë duan të shkëputen. Megjithatë ata e dinë se është e pamundur.
Shikoni në një hartë. Rajoni i tyre përbëhet nga dy gjysma: një vend i varfër, i vogël në lindje përgjatë kufirit me Serbinë dhe një perëndim më i madh dhe më i pasur në kufi me Kroacinë. I lidhur me ta është qarku i vogël vetëqeverisës i Bërçkos.

Serbët mund të shpallin pavarësinë nesër, por dy të tretat ose më shumë njerëz të tyre do të jesin të ndarë në perëndim, pa asnjë rrugë tokësore deri tek territori miqësor. Kushtetuta e Bosnje dhe Herzegovinës tashmë i jep rajonit të tyre një autonomi jashtëzakonisht të gjerë, e cila ndoshta do të humbiste pas një shkëputje të dështuar.

Shumë prej njohësve të vjetër të Ballkanit instinktivisht tërhiqen nga ndryshimet kufitare, duke argumentuar se ato reflektojnë logjikën e spastrimit etnik të tmerrshëm të viteve 1990. Megjithatë, ato ishin akte agresive dhe kjo do të ishte e kundërta. Kosova dhe Serbia po flasin për një marrëveshje reciprokisht të dobishme, me mbështetje të konsiderueshme midis njerëzve që do të preken më së shumti. Ajo premton të sjellë një vullnet të mirë të mirë, një cilësi që mungon shumë në rajon.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme