Një person bie nga çatia e shtëpisë në Prishtinë

Prishtinë | 14 Jan 2019 | 18:29 | Nga Ekonomia Online

Një person ka rënë nga çatia e shtëpisë se tij në lagjen “Isa Kastrati” në Prishtinë.

S.S ka marrë lëndime trupore dhe gjendet në QKUK për trajtim, njofton Klan Kosova.

Rastin për Klan Kosovën e ka konfirmuar edhe zëdhënsja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 16:00 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘Isa Kastrati’ në Prishtinë, një person ka rënë nga kulmi i një shtëpie. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore si dhe ekipi mjekësor. Me këtë rast lëndime trupore ka pësuar personi (mashkull) S.S, i cili është dërguar në QKUK”, ka thënë Ahmeti.

Me rastin po merren njësitet përkatëse

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme