Një person me të meta mentale ngacmon motrat e nderit në Graçanicë

Prishtinë | 09 Kor 2019 | 11:25 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka njoftuar se përfaqësuesi i manastirit të Graçanicës ka njoftuar se një person ka ngacmuar motrat e nderit.

“Ankuesi mashkull K/Serb përfaqësues i manastirit të Graçanicës ka raportuar se i dyshuari mashkull K/Serb i cili dyshohet se është me të meta mentale disa herë kishte hyrë në oborrin e manastirit ku i kishte ngacmuar motrat e nderit”, thuhet në raportin e Policisë.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili ka udhëzuar që të iniciohet lënda e rastit dhe të hetohet. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme