Një person vdes në palestër fitnesi në Kaçanik (Foto)

Prishtinë | 28 Shk 2017 | 14:57 | Nga

Një person ka vdekur gjatë kohës sa ishte në palestër fitnesi në Kaçanik.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur dje në Kaçanik ku viktima, i gjinisë mashkullore derisa ishte duke ushtruar në një palestër fitnesi përnjëherë ishte rrëzuar.

Viktima nga ana e personelit të palestrës është dërguar në shtëpinë e shëndetit në Kaçanik ku i është ofruar ndihma mjekësore.

Viktima me autoambulancë është transportuar në emergjencën e Ferizajt ku edhe ka ndërruar jetë.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

GazetaBlic ka postuar disa fotografi, në të cilat sipas këtij portali shihet i ndjeri, Edoni.

Fotografia kryesore: ILUSTRIM

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme