Një person vdes nga plagosja me armë zjarri në Prizren

Prishtinë | 08 Sht 2022 | 09:24 | Nga Ekonomia Online

Një person është gjetur pa shenja jete të mërkurën mbrëma në Prizren.

Policia bën të ditur se fillimisht është raportuar për një plagosje, ku posa njësitë policore kanë arritur në vendin e ngjarjes kanë kontaktuar me dëshmitarin (babanë e viktimës), i cili ka deklaruar se viktima ka kryer vetëvrasje.

“Prizren 07.09.2022 – 20:10. Fillimisht është raportuar për një plagosje, ku posa njësitë policore kanë arritur në vendin e ngjarjes kanë kontaktuar me dëshmitarin (babanë e viktimës) i cili ka deklaruar se viktima mashkull kosovar ka kryer vetëvrasje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Një ekipë e emergjencës thuhet se ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete.

Të ngjashme