Një person vritet në Durrës

Durrës | 13 Kor 2017 | 12:52 | Nga

Një 52-vjeçar ka gjetur vdekjen në spitalin e Durrësit, pasi u godit me mjete të forta në kokë, pas një sherri që cilësohet për motive të dobëta.

Policia shqiptare njofton se rasti ka ndodhur sot në fshatin Jubë, Sukth, kur shtetasi A.M. 57-vjeç, për motive të dobëta ka goditur me mjete të forta shtetasin L. L. 52-vjeç.

Shtetasi L.L. ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Durrës, ndërsa autori është shoqëruar në polici.

Policia është duke punuar për zbulimin e plotë të ngjarjes.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme