Një personi në Prishtinë i thyhet vetura, brenda i vjedhin portofolin me para

Prishtinë | 31 Dhj 2019 | 11:28 | Nga Ekonomia Online

Dje në rrugën “Qamil Bala” në Prishtinë ka ndodhur një vjedhje.

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh thotë se ankuesi mashkull K-Shqiptar ka raportuar se të dyshuar të panjohur, i kanë thyer veturën dhe nga aty i kanë vjedhur portofolin në të cilin kishte para të gatshme dhe leje qëndrimin gjerman.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore”, përfundon raporti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme