Një qytetar i Kosovës, sot shpenzon 60% të pagës për produkte bazë (bukë, sheqer, vaj dhe qumësht) dhe barna.
Kur e kanë nisur këta qeverisjen në vitin 2021, për të njejtat produkte, është shpenzuar vetëm 30% e pagës.
Ky është indikatori kyç i përkeqësimit të mirëqenies së qytetarëve, që vjen si pasojë e mos ndërmarrjes së asnjë mase për inflacionin.
Këto jane sot çmimet e produkteve bazike në Kosovë:
o Çmimi i bukës është rritë për 50%, nga 35 cent në 50 cent
o Çmimi i qumështit është rritë për 38%, nga 88 cent në 1.21 euro
o Çmimi i sheqerit është rritë për 80% nga 70 cent në 1.25 euro
o Çmimi i miellit është rritë për 52%, nga 52 cent në 70 cent.
o Çmimi i rrymës është dyfishuar!