Një shkollë në Fushë-Kosovë i kthehet mësimit

Prishtinë | 16 Sht 2022 | 12:09 | Nga Ekonomia Online

Gjimnazi “Hivzi Sulejmani” në Fushë Kosovë ka nisur sot procesin mësimor.

Lajmin e ka bërë të ditur Amir Pllana, drejtori i gjimnazit, i cili tha se ky vendim u mor nga Këshilli i Arsimtarëve i Gjimnazit.

“Me qëllimin e vetëm për të mirën e nxënësve, mësimdhënësve, prindërve, rrethit shoqëror dhe shtetit të Kosovës “, vendosi që nga data 19.09.2022 (e hënë) në Gjimnazin ” Hivzi Sulejmani” në Fushë – Kosovë të filloj procesi i rregullt mësimor për vitin shkollor 2022/23. Me respekt: Këshilli i Prindërve të shkollës, Këshilli i Nxënësve të shkollës, Këshilli i Arsimtarëve dhe drejtori i shkollës”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme