Të shtunën në Mitrovicë janë arrestuar dy të dyshuar të cilët kanë sulmuar fizikisht dy policë. Njëri prej të arrestuarve ishte shtetas i Kosovës ndërkaq tjetri kishte shtetësi të huaj. “Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj shqiptar njëri shtetas Kosovar, e tjetri shtetas i huaj pasi të njëjtit kishin penguar dhe sulmuar fizikisht dy zyrtarë […]
Një shtetas kosovar e një i huaj rrahin dy policë në krye të detyrës

Të shtunën në Mitrovicë janë arrestuar dy të dyshuar të cilët kanë sulmuar fizikisht dy policë.
Njëri prej të arrestuarve ishte shtetas i Kosovës ndërkaq tjetri kishte shtetësi të huaj.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj shqiptar njëri shtetas Kosovar, e tjetri shtetas i huaj pasi të njëjtit kishin penguar dhe sulmuar fizikisht dy zyrtarë policor të cilët ishin në kryerje të detyrës”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
“Me vendim të prokurorit, dy të dyshuar janë dërguar në mbajtje”.

















