Një tërmet 6 shkallësh godet Turqinë

Prishtinë | 16 Tet 2024 | 10:39 | Nga Ekonomia Online

Një tërmet i fuqishëm e ka goditur sot Turqinë.

Raportohet se fuqia e tërmetit ishte 6 shkallë të Rihterit.

Sipas faqes EMSC epiqendra e dridhjes së tokës ishte 18 kilometra në perëndim të Doganyol.

Thuhet se thellësia e këtij tërmeti ishte 10 kilometra.

Aktualisht nuk raportohet për dëme apo ndonjë të lënduar.

Më 6 shkurt të 2023-tës, Turqia u përball me një tërmet tejet të madh 7.2 të shkallës Rihter.

Si pasojë e këtij tërmeti kishin vdekur mbi 50 mijë persona.

Të ngjashme