Një tërmet prej 6.6 magnitudë godet Porto Rikon (Foto)

Prishtinë | 07 Jan 2020 | 16:47 | Nga Ekonomia Online

Një tërmet i fuqishëm prej 6.6 magnitudë ka dridhur sot Port Rikon, vetëm pak ditë pasi një tërmet më i dobët shkatërroi ishullin e famshëm Playa Ventana e njohur për një shkëmb interesant.

Tërmeti kishte epiqendrën rreth 4.3 milje thellësi nën tokë, duke goditur jugun e Indios në jugperëndim të ishullit.

“Ishte shumë i fuqishëm. Mund të dëgjoheshin dridhjet kudo”, ka deklaruar një dëshmitar okularë që pranoi se më pas mbizotëroi një situatë kaotike.

Si pasojë e tërmetit tetë persona janë lënduar, kurse autoritetet kanë bërë të ditur se një prej termocentraleve kryesore të vendit kanë ndërprerë punën, por pritet që ishullit t’i rikthehet energjia elektrike gjatë ditës.

Paralajmërim për cunami ka pasur, por më pas është tërhequr duke konstatuar se nuk ekziston ndonjë rrezik për këtë.

Mediat lokale raportojnë se një kishë është shembur, kurse autoritet paralajmërojnë se dhjetëra objekte mund të jenë shkatërruar e linjat telefonike tashmë nuk po funksionojnë./T

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme