Një i vdekur dhe një i lënduar në aksident trafiku në Peran të Podujevës

Prishtinë | 06 Mar 2017 | 10:20 | Nga

Në aksidentin e mbrëmshme rrugor që ndodhi në Peran të Podujevës, ka humbur jetën një person dhe një tjetër ka mbetur i lënduar.
Kështu njofton Policia , e cila apelon tek pjesëmarrësit në komunikacion që të shtojnë kujdesin e tyre.

Komunikata e plotë e Policisë.

Mbrëmë rreth orës 19:30, në fshatin Peran të Podujevës, ka ndodhur një aksident trafiku ku për pasojë një person ka vdekur ndërkaq një tjetër është lënduar.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura të cilat ishin në lëvizje, vetura e tipit “Audi A3” dhe vetura e tipit “Golf II”, që të dyja me targa të Republikës së Kosovës.

Në aksidentin e mbrëmshme rrugor që ndodhi në Peran të Podujevës, ka humbur jetën një person dhe një tjetër ka mbetur i lënduar.
Kështu njofton Policia , e cila apelon tek pjesëmarrësit në komunikacion që të shtojnë kujdesin e tyre.
Komunikata e plotë e Policisë.
Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar dy persona, njëri prej të cilëve pasi që është dërguar në QKUK, ka ndërruar jetë, bëhet fjalë për:

A.Z. 43 vjeç, mashkull, shtetas Kosovar, ( vozitësi i veturës Golf II ), vdekja e të cilit është konfirmuar nga ana e ekipit mjekësor në QKUK.

Ndërsa personi tjetër i lënduar është:

• B. Z. 13 vjeç, femër, shtetase e Republikës së Kosovës, ( pasagjere në veturën Golf II )
e cila pasi ka marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor, është liruar nga QKUK-ja.

Lidhur me këtë aksident një person ( ngasësi i Audi -së) është arrestuar dhe me urdhër të Prokurorit të shtetit, i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48orësh. Ndërkohë që trupi i viktimës është dërguar në Institutin e mjekësisë Ligjore për obduksion.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme