Një veturë ndalohet në qendër të Prishtinës, i gjenden 7 paketime me kokainë

Prishtinë | 17 Maj 2023 | 21:56 | Nga Ekonomia Online

Antidroga e Policisë së Kosovës ka sekuestruar drogë dhe para në Prishtinë, një person i dyshuar arrestohet.

Me datë 17.05.2023 rreth orës 14:50, në rrugën “UÇK” në Prishtinë, Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik/Sektori Qendror i Hetimeve, gjatë realizimit të detyrave dhe autorizimeve ligjore, nën dyshimin për posedim të substancave narkotike kanë ndaluar një automjet të tipit Audi me targa të RKS-së, të cilin e drejtonte i dyshuari me inicialet B.S..

Gjatë realizimit të kontrollit në automjetin e lartcekur janë gjetur dhe sekuestruar 7 paketime të vogla me peshë rreth 4 gram, e dyshuar si substancë narkotike e llojit kokainë.

Në vazhdën e angazhimeve policore antidroga e PK-së në konsultim me prokurorin kujdestar të Prokurorisë Themelore të Prishtinës, kanë realizuar një operacion kontrolli edhe në shtëpinë dhe banesën e personit të dyshuar në Prishtinë.

Gjatë operacionit të kontrollit në banesën e të dyshuarit të lartcekur janë gjetur dhe sekuestruar provat materiale si në vijim:

– Substanca narkotike e dyshuar se është kokainë, e ndarë në disa pjesë, me peshë të përbashkët rreth 570 gram, me vlerë tregu vendor rreth 57 000 Euro.
– Tri peshore digjitale
– 1000 Euro, para kesh
– 18 Dollar amerikan,
– 160 Franga zvicerane,
– 20 Funta angleze,
– 20 dinar serb,
– Dy telefona dhe
– Një automjet e tipit Audi.

Marrja e provave dhe procedurat tjera janë kryer nga njësia e Forenzikes.

Me vendim të prokurorisë i dyshuari ndalohet në mbajtje për vazhdimin e hetimeve të mëtutjeshëm.

Të ngjashme