Një vit nga vdekja e Rrezonit, që vdiq në vendin e punës

Prishtinë | 09 Gus 2019 | 13:30 | Nga Ekonomia Online

Sot është dita kur me mall përkujtohet Rrezon (Mehdi) Istrefi nga Sfaraçaku i Vushtrrisë, i cili vdiq papritmas në vendin e punës në lulet e rinisë më 9 gusht të vitit 2018.

Djaloshi pushoi së jetuari para një viti, teksa po bënte përpjekje që ta vendoste një kabllo të internetit në shtyllën elektrike në fshatin Maxhunaj të qytetit të Vushtrrisë.

I ndjeri ishte djali i vetëm i familjes .

I riu përkujdesej për mirëqenien e familjes së tij. Rrezoni vërtet rrezonte dhe vepronte gjithnjë me shëmbëlltyra, duke bërë që ta marrim shembull si duhet të kujdesemi për familjen.

Ai la pas prindërit dhe dy motrat. Rrezoni do të kujtohet përjetë nga familja, farefisi dhe miqtë e tij.

Të ngjashme