Cristiano Ronaldo prej vitesh është duke shijuar romancën me Georgina Rodriguez, por më parë ai është parë me disa femra pas ndarjes me supermodelen Irina Shayk, lidhja me të cilën zgjati pesë vjet. Së fundmi, modelja Cristina Buccino pretendon se ka dalë në një takim me yllin portugez.
Modelja italiane së fundmi ka folur për takimin Cristiano Ronaldo dhe pohoi se ai di të joshë një femër. Ajo e lavdëroi atë dhe pohoi se ai ishte një “djalë bujar dhe zotëri i vërtetë” gjatë takimit të tyre të parë.
“Unë arrita në një vend në Ibiza dhe Cristiano Ronaldo ishte tashmë atje. Ne vumë re njëri-tjetrin, sytë na u ndeshën dhe më pas ai më ftoi në darkë si një zotëri. Ai është një djalë i madh. Nuk mund të mos e pranoj se Cristiano Ronaldo është i lezetshëm. Në fillim sheh vetëm guaskën e jashtme, por më pas e njeh personin më afër. Cristiano doli të ishte një djalë bujar dhe një zotëri i vërtetë që di të kujdeset për një grua”, ka rrëfyer Christina për “The Sun”.
E dashura aktuale e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez, gjithashtu ka lavdëruar portugezin dhe ka pohuar se ai është një baba dhe partner i mrekullueshëm, “Cristiano është i mrekullueshëm. Ai është një baba, djalë, vëlla, mik, partner, shef dhe po ashtu punonjës i mrekullueshëm. Ai është fantastik në çdo kuptim të fjalës”.