Njihuni me njerëzit që u pasuruan nga kriptomonedhat

Prishtinë | 16 Shk 2018 | 15:14 | Nga

“Forbes” ka publikuar listën e parë të njerëzve më të pasur të kriptomonedhave.

Edhe pse ritmi i tij po bie, ky trend teknologjik ka krijuar pasuri multi miliarda dollarëshe. Lista përfshin 20 njerëzit me fitimet më të mëdha në kriptomonedha. Publikimi thekson se këto shifra janë vlerësime që ndryshojnë çdo ditë (ndonjëherë dhe çdo orë), por gjithashtu pasuria e çdo anëtari është e verifikuar me detaje. Figura si Satoshi Nakamoto (krijuesi i Bitcoin), mendohet të jetë një nga më të pasurit e miliarderëve të kriptos, por ai nuk përfshihet në klasifikim pasi identitëti i tij nuk është i verifikueshëm.

Forbes tregon se ekzistojnë afërsisht 1,500 asete-kripto, me një vlerë prej 550 miliardë dollarësh, që nga fillimi i vitit 2017. Top 10 njerëzit më të pasur janë renditur si më poshtë dhe pjesën tjetër të listës mund ta shihni këtu:

Chris Larsen, Bashkëthemelues i Ripple 7.5 miliardë $ – 8 miliardë $

Joseph Lubin, Bashkëthemelues i Ethereum dhe Themelues i Consensys 1 miliardë $- 5 miliardë $

Changpeng Zhao, CEO i Binance 1.1 miliardë $ – 2 miliardë $

Tyler dhe Cameron Winklevoss, Bashkëthemelues të Winklevoss Capital 900 milion $ – 1.1 miliardë $ secili

Matthew Mellon, investitorë individual 900 milion $ – 1 miliardë $

Brian Armstrong, CEO i Coinbase 900 milion $ – 1 miliardë $

Matthew Roszak, Bashkëthemelues i BloQ dhe themelues i Tally Capital 900 milion $ – 1 miliardë $

Anthony Di Iorio, Bashkëthemelues i Ethereum dhe themelues i Jaxx dhe Decentral 750 milion $ – 1 miliardë $

Brock Pierce, Kryetar i Fondacionit Bitcoin 700 milion $ – 1 miliardë $

Michael Novogratz, CEO i Galaxy Digital 700 milion $ – 1 miliardë $

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme