VV nuk është fituese e zgjedhjeve që ia mundëson krijimin e qeverisë si e vetme, është veҁ e para nga zgjedhjet e 6 Tetorit, me një diferencë shumë të vogël me LDK-në. Nëse qytetarët e paskan zgjedhur Albin Kurtin kryeministër siҁ po deklarohen “filozofët” e VV-së, atëherë le të bëhet kryeministër. Askush nuk po e ndalë. Pse duhet të bisedojë me LDK-në a këdo tjetër?!
Duket e ҁuditshme që për disa muaj në fjalorin e bisedimeve për bashkëqeverisje eventuale me LDK-në, ata përdorin terma si: nuk ia japim presidentin, nuk e japim X ministrinë etj. Nëse i keni, mos i jepni, pse duhet dhënë. As VV as LDK nuk po i merr as nuk po i jep tjetrës asgjë. Janë përpjekje bashkërisht për të formuar institucione mbi formula të një koncepti për një situatë përafërsisht të barabartë pushtetesh që ka mundësuar vota e qytetarëve për secilën parti, njëra 29 deputetë (VV), tjetra 28 deputetë (LDK).
Arroganca dhe despotizmi i eksponentëve të VV-së, është e frikshme, ende pa pushtet real. Tipike për të majtën ekstreme. Sjelljet e tilla të VV-së si “zotër” të Kosovës apo të LDK-së nuk kalojnë. “No pasaran”, Albin!
VV i ka dhënë vetes të drejtën të përcaktojë jo vetëm emrin e kryeministrit por edhe atë se kush duhet të jetë kryetari/ja e Kuvendit nga LDK-ja, kush duhet të jetë president i Kosovës etj. duke tejkaluar kështu normat më elementare, jo veҁ të sjelljes politike. T’ia përplasësh fytyrës LDK-së emrin e z. Rexhep Qosja për president të vendit është më shumë se poshtëruese për LDK-në dhe Kosovën, është provokim i rëndë me synimin për të rrënuar identitetin politik e kombëtar i LDK-së. Për më tepër, kur dihen qëndrimet e Qosjes për ndarje të Kosovës qysh në vitet 90-ta, tregon qartë se problemi për VV-në nuk qëndron te tendenca e Serbisë për ndarje të Kosovës por te emri që “duhet” ta përfaqësojë këtë politikë.
Euforia parazgjedhore dhe ajo zgjedhore, tanimë ka kaluar. Situata tani duket se shkon me slloganin “keni kërkuar, shikoni”. Kjo do të sheshojë edhe më tepër faktin që “radikalizmi” dhe demagogjia e eksponentëve të VV-së, shpejt do të kthehet në “dëgjueshmëri” po aq radikale për të gjitha “parimet” e proklamuara të tyre.
Në anën tjetër, nuk ka asnjë kuptim që dy parti të cilat janë pajtuar për program të përbashkët qeverisës, sipas deklaratave të zyrtarëve të të dyja partive, të mos pajtohen për formim të institucioneve. Se në ҁka janë pajtuar për program nuk është bërë e ditur asnjëherë por poaashtu nuk është folur asnjëherë se a është biseduar dhe a ka pajtim për ҁështjet esenciale të shtetit dhe qytetarëve tanë. Zhvillimi dhe ruajtja e shtetit, integritetit territorial e sovranitetit, bisedimet me Serbinë, orientimi politik e kulturor strategjik, ekonomia etj. janë ҁështje esenciale për të cilat asnjëherë nuk është deklaruar se janë diskutuar apo se janë pjesë e projekt-marrëveshjes së akorduar.
Albini është vështirë të qeverisë bashkë me dikë, cilado parti të jetë, aq më pak si i barabartë ose afërsisht i barabartë me dikë si është rasti tani me LDK-në, prandaj edhe del të jetë e vështirë arritja e marrëveshjes për qeverisje të përbashkët dhe edhe nëse arrihet ndonjë marrëveshje, qeverisja e përbashkët, vështirë të funksionojë.
Albini duhet të vendosë, ia mbanë apo nuk ia mbanë të bëhet Kryeministër!