Nora Gjakova e argjendtë në Grand Slamin e xhudos

Prishtinë | 16 Qer 2023 | 16:41 | Nga Ekonomia Online

Nora Gjakova është stolisur me medalje të argjendtë në Grand Slamin e xhudos, që po mbahet në Astana të Kazakistanit.

Kampionia jonë olimpike u ndalë në finale nga francezja, Sarah Leonie Cysique.

Deri në finale, Nora arriti duke shënuar katër fitore, njërën pa luftë, kategoria -57 kg.

Gjakova fitoi edhe 700 pikë olimpike për Paris 2024.

Nesër garojnë Akil Gjakova (-73 kg), Laura Fazliu (-63 kg) dhe Loriana Kuka (-70 kg)

Të ngjashme