Nora Istrefi duket elegante në të verdhë, ndërsa pozon pranë veturës luksoze

Prishtinë | 03 Sht 2020 | 21:28 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja e njohur shqiptare, Nora Istrefi, shquhet për finesën dhe elegancën e saj skenike.

Ajo është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave shpesh ndan me fansat e saj fotografi të ndryshme nga përditshmëria.

Së fundmi, Nora ka publikuar disa fotografi të reja, ku shfaqet mjaft elegante me një fustan të verdhë.

Këngëtarja ka vënë në pah linjat e saj atraktive trupore, për të cilat tregohet gjithnjë e kujdesshme që të ndjekë me rregull ushtrimet në palestër.

Për ta bërë fotosesionin edhe më interesant, Istrefi ka pozuar pranë një veture luksoze në lagjen “Marigona”, ku edhe jeton.

Foto: Nora Istrefi/Instagram

Nora ka kohë që nuk ka publikuar për fansat ndonjë projekt të ri muzikor, teksa është më e angazhuar në punën e saj të re si influencuese në rrjetet sociale.

Të ngjashme