Nora Istrefi në këtë mënyrë e konfirmon ndarjen nga Roberti

Prishtinë | 28 Gus 2019 | 18:53 | Nga Ekonomia Online

Robert Berisha konfirmoi dy ditë më parë ndarjen nga Nora Istrefi, pas 13 vitesh lidhje. Ndërsa këngëtarja ka preferuar të mos prononcohet për ndarjen nga babai i së bijës, e megjithatë, fshirja e fotove të përbashkëta mund të merret fare mirë si një konfirmim nga ana e saj.


Nora duket se ka vendosur që të mbajë në “Instagram” vetëm tre fotografi, në të cilat bën pjesë edhe vajza e tyre Renee. Risjellim në vëmendje se Berisha u shpreh në lidhje me ndarjen se ndonëse dashuria ndaj Norës kishte mbaruar, ata do të vijojnë të mbeten shokë deri në fund të jetës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme