Norvegji, 25 persona helmohen me monoksid karboni pas një feste në bunker

Prishtinë | 31 Gus 2020 | 12:26 | Nga Ekonomia Online

Në kryeqendrën e Norvegjisë, Oslo, 25 persona janë dërguar në spital me helmim të shkaktuar nga monoksidi i karbonit, pasi kishin shkuar në një festë ilegale në bunker, shkruan BBC.

Pesë persona janë në gjendje kritike dhe në mesin e të helmuarve janë edhe dy policë. Autoritetet besojnë se helmimi është shkaktuar nga gjeneratorët.

Policia ka thënë se ngjarja “Rave Cave”, ku kanë marrë pjesë rreth 200 persona, është zbuluar rastësisht kur gjatë një patrulle policia kishte parë një grup të rinjëve të hutuar.

Disa tjerë kanë dal nga bunkeri dhe kanë kërkuar për ndihmë mjekësore.

Nuk është e qartë se kush ka organizuar ngjarjen në bunker, që thuhet se ishte planifikuar për tri javë dhe ishte mbajtur sekret nga autoritetet. Shtatë persona ishin gjetur pa ndjenja në bunker në zonën “St Hangshaugen” në Oslo.

Të helmuarit thuhet se janë të rinj të moshës 20 deri 30 vjet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme