Nuk e ka harruar ende Loredanën? Mozzik tregon pse nuk ka gjetur ende partnere pas ndarjes

Prishtinë | 24 Kor 2020 | 13:06 | Nga Ekonomia Online

Mozzik ka gati 1 vit që është ndarë nga Loredana, me të cilën ka dhe një vajzë të quajtur Hana. Thuhet se Loredana është një lidhje me reperin Zuna, por kjo nuk është konfirmuar ende. Nga ana tjetër në jetën e Mozzik nuk ka lëvizur asgjë, sepse ai nuk ka gjetur ende një dashuri të re.

I ftuar në emisionin “Sonte”, Mozzik ka thënë se në jetën e tij nuk ka gjetur ende një “Madam” të dytë. Ai është shprehur se ndoshta vajzat tremben prej tij pas ndarjes, por dhe ai vetë nuk është shumë i fokusuar në këtë pjesë.

“Një herë jo. Nuk jam as i fokusuar. Por, s’jam kundër jeta vazhdon. Vajzat po tuten, po thon ky thmi, po len thmi gjithka.. jo se po bëj hajgare. Nuk jam i fokusuar tani, por më vonë po. Me kohën vjen gjithçka”, ka thënë reperi.

Ndoshta me këto fjalë Mozzik do të tregojë që nuk e ka harruar ende Loredanën, pavarësisht se ndarja e tyre u shoqërua me debate të forta e të bujshme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme