Nuk kalon dyfishimi i buxhetit për të akuzuarit në Hagë

Prishtinë | 19 Shk 2026 | 17:06 | Nga Ekonomia Online

Ndonëse kryetari i Komisionit për Buxhet, Enver Haliti, e konstatoi si mbështetje, zyrtarët ligjor të Kuvendit e përmirësuan atë se amandamenti për dyfishimin e mbështetjes për gjykimin e ish-krerëve të UÇK-së nl Hagë nuk ka kaluar, pasi që vetëm katër anëtarë ishin për, tre kundër dhe dy abstenime, raporton Ekonomia Online

Zyra ligjore ua sqaroi që amandamenti nuk mund të kalohet kur ka dy abstenime.

Anëtarët më pas patën diskutime mes tyre nëse amendamenti kalon apo jo. Disa prej tyre u shprehën të bindur se kalon, megjithatë prapa kamerave u tha se ai nuk u miratua.

Amendamenti u paraqit nga Arian Tahiri i Partisë Demokratike të Kosovës.

Sipas tij, amendamenti ishte tejet i rëndësishëm për identitetin dhe reputacionin e vendit tonë.

“Kërkoj mbështetjen për amendamentin, i cili është shumë i rëndësishëm, për shkak se propozohet të dyfishohet mbështetja për të akuzuarit tanë që janë në Hagë”.

“Pra, bëhet fjalë për çështje shumë të rëndësishme – për identitetin dhe reputacionin e vendit tonë. Duke pasur parasysh se ka nevojë për mbështetje më të avancuar dhe më të lartë nga shteti i Kosovës, kjo është në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi”, tha ai.

Megjithatë, Fatos Geci nga Lëvizja Vetëvendosje nuk e përkrahu këtë amendament.

“Nuk janë themelues shteti dhe nuk konsideroj që duhet të votohet”, tha ai.

Të ngjashme