Nuk kishte maskë dhe refuzoi të identifikohej, Policia arreston dhunshëm babë e bir në Skënderaj

Prishtinë | 31 Tet 2020 | 22:47 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka arrestuar dy qytetarë për mosmbajtje të maskave në sheshin e Skënderajt duke përdorur edhe dhunën.

Sipas këtyre dëshmitarëve, personat e arrestuar ndaj të cilëve policia ushtroi dhunë fizike, janë babë e bir.

Në videot që janë dërguar në redaksi nuk është krejtësisht e qartë nëse pati rezistencë dhe dhunë edhe nga të arrestuarit.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, tha se deri më tani tre persona janë shoqëruar në polici.

“Tre persona nga Skënderaj janë shoqëruar për në polici si të dyshimtë. Njëri prej tyre që nuk mbante maskë ka refuzuar që të legjitimohet (të japë identitetin), ndërsa dy personat tjerë për shkak se kanë penguar zyrtarët policorë gjatë detyrës”, ka thënë Zahiti.

https://fb.watch/1tB5Mn669S/

Të ngjashme