Numri i pacientëve me Covid-19 që po trajtohen në spitalet e Kosovës

Prishtinë | 31 Tet 2021 | 10:52 | Nga Ekonomia Online

64 pacientë janë në trajtim mjekësor nga COVID-19, në klinikat COVID-19 në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, 12 prej tyre në Shqipëria që po marrin trajtim në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë.

Prej tyre, 33 me oksigjeno-terapi dhe 4 në mjekim intensiv, në gjendje të rënduar shëndetësore.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

“Klinika Infektive, 10 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 22 pacientë, post-covid

Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, 1 pacient

Spitali i Gjakovës, 12 pacientë

Spitali i Pejës, 5 pacientë

Spitali i Gjilanit, 1 pacient post-covid

Spitali i Mitrovicës, 10 pacientë

Spitali i Ferizajt, 3 pacientë”, njofton SHSKUK.

Të ngjashme