Numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi ka arritur në 35

Prishtinë | 26 Jan 2020 | 15:01 | Nga Ekonomia Online

Tërmeti me magnitudë 6.8, që e ka tronditur qytetin Elazig të Turqisë, gjatë orëve të vona të së premtes, ka shkaktuar shembjen e shumë ndërtesave.

Nënpresidenti turk Fuat Oktay, gjatë një konference për media që ka zhvilluar sot në Ankara, ka bërë të ditur se ka arritur në 35, numri i të vdekurve si pasojë e tërmetit.

Si pasojë e dridhjeve të fuqishme prej 6.8 ballësh, që janë ndier edhe në Siri dhe Gjerorgji, shumë njerëz kanë ngecur nën rrënoja, derisa njësitet për shpëtim po punojnë që t’i nxjerrin.

Mësohet se pas tërmetit të parë, zona është goditur edhe nga 678 dridhje tjera, që i kanë shqetësuar banorët.

Shumë prej tyre, të cilëve nuk iu është rrënuar shtëpia, po qëndrojnë së bashku em ata që kanë mbetur pa kulm mbi kokë, nga frika se mund të rrënohet nga ndonjë goditje tjetër.

Për këtë arsye, Ministri i Brendshëm Suleyman Soylu, ka bërë të ditur se të gjithë atyre që kanë mbetur pa strehim, do t’ju paguhet qiraja e banesave të reja, deri në ndërtimin e pronës së tyre.

Gjatë ditës së nesërme, qeveria lokale do të fillojë shpërndarja e parave, për familjet e dëmtuara nga tërmeti. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme