Një video e publikuar në internet, ku shfaq momentin kur një çift i sapomartuar realizojnë një foto-sesion pranë veturës së tyre të zbukuruar, është duke bërë xhiro nëpër botë.
Nusja dhe dhëndri ishin duke buzëqeshur pranë objektivit të aparatit, kur papritmas vetura e çiftit fillon të lëviz prapa, duke marrë me vete gjysmë e fustanit të bardhë të nuses.
Në ato momente shihet nusja e nervozuar duke gjuajtur buqetën e luleve në drejtim të shoferit të veturës, ku më pas i vërsulet edhe kameramanit që kishte filmuar këtë ngjarje të pazakontë.
Por shumë njerëz kanë filluar të dyshojnë nëse e gjithë kjo ngjarje ishte përgatitur, pasi që fustani i nuses shqyhet në mënyrë të përkryer, duke e bërë atë të duket thuajse ka veshur një fustan tjetër më të shkurtër.
Kjo ngjarje raportohet të ketë ndodhur në qytetin rus Ufa.
https://www.youtube.com/watch?v=S1gq4s_8VB0