Rrugës për të blerë një nuse shqiptare (Foto)

Prishtinë | 10 Qer 2017 | 16:52 | Nga

Tema e martesave mes vajzave shqiptare me serbët e zonave rurale ka bërë bujë në median shqiptare dhe në atë të huaj. Këtë herë, revista e njohur “Vice” vjen me një fotoreportazh nga një prej këtyre martesave. Sanja Knezeviç shkruan se në fshatrat serbe mungojnë vajzat e reja, ndërsa e kundërta ndodh në Shqipëri: në fshatra mungojnë djemtë e rinj.

Këtu hyn në punë Vera, e cila rregullon martesat mes vajzave shkodrane dhe burrave serbë. Vera merr 2 200 dollarë për shërbimin e saj, raporton koha.mk. Revista dokumenton me foto ardhjen e serbit 44-vjeçar Millovan në Shkodër për të kërkuar dorën e Evës 22-vjeçare.

Pasi gjyshja e Evës thotë PO, Millovani paguan 115 dollarë tek familja e saj dhe shkon për të blerë bizhuteri dhe rroba për të fejuarën. Pas tre javësh, fermeri Millovan kthehet dhe e merr Evën për grua.

Revista dokumenton me foto mbërritjen e Millovanit, pranimin e familjes shkodrane, blerjen e mallrave, udhëtimin e Evës drejt Serbisë dhe mbërritjen e saj në shtëpinë e Millovanit ku do kalojë pjesën e mbetur të jetës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme