Ekonomia Online
FUNDIT

Nxënës të komuniteteve të ndryshme vizitojnë Policinë në Mitrovicë

Nxënës të komuniteteve të ndryshme vizitojnë Policinë në Mitrovicë

Grupe nxënësish të komuniteteve të ndryshme në Mitrovicë, kanë vizituar objektet policore në kuadër të Drejtorisë Rajonale në Mitrovicë. Kjo vizitë u realizua në frymën e bashkëpunimit të ndërsjellë ndërinstitucional dhe qasjes aktive ndërmjet Policisë dhe organizatës joqeveritare, ‘7 arte” në kuadër të projektit multietnik të titulluar ‘E ardhmja e sigurt për të rinj’, me […]

Grupe nxënësish të komuniteteve të ndryshme në Mitrovicë, kanë vizituar objektet policore në kuadër të Drejtorisë Rajonale në Mitrovicë.

Kjo vizitë u realizua në frymën e bashkëpunimit të ndërsjellë ndërinstitucional dhe qasjes aktive ndërmjet Policisë dhe organizatës joqeveritare, ‘7 arte” në kuadër të projektit multietnik të titulluar ‘E ardhmja e sigurt për të rinj’, me ç’rast grupin e nxënësve në një takim i priti edhe zëvendësdrejtori rajonal i Policisë, major Nysret Mehmeti.

Ai theksoi se aktivitetet e përbashkëta multietnike të të rinjve janë vlera universale, ku njëherit u zotua se Policia në vazhdimësi do të bashkëpunojë me OJQ dhe të rinj në fushën e edukimit, sensibilizimit, të dukurive negative, përfshirë sjelljet asociale, rreziku dhe pasojat nga substancat narkotike, si dhe krimet kibernetike.

Gjatë vizitës së nxënësve në Polici ata janë njoftuar për punën policore, hapësirat e punës në objektin policor, qendrën e komunikimit, etj, transmeton Klan Kosova.

Të ngjashme