Nxënësit e shkollës “Elena Gjika” mbjellin lule sezonale

Prishtinë | 21 Mar 2024 | 09:13 | Nga Flutura Sogonjeva Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Drejtoria e Parqeve e Kryeqytetit, ka organizuar të enjten aksionin për mbjelljen e luleve e drurëve në disa lokacione në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.

Fillimisht, aksioni u mbajt në Parkun e Qytetit të ShFMU “Elena Gjika”. Nxënësit e kësaj shkolle së bashku me zyrtarë të Drejtorisë mbollën qindra lule në “ishujt” e këtij Parku.

Ky aksion do të vazhdojë edhe në disa lokacione tjera, konkretisht në këndin e lodrave në lagjen Kolovicë, me Shkollën e Gjelbër dhe në parkun e Taukbashqes.

Dea Fejzullahu, nxënëse në shkollën “Elena Gjika”, tha për Ekonomia Online se ky aksion ka për qëllim ruajtjen dhe angazhimin për një ambient të mirë.

“Këtu sot kemi ardhur që me i shërby natyrës siç na ka shërbyer ajo neve për vite të tëra, për mbjelljen e luleve të ndryshme e ku sot është Dita Ndërkombëtare e Pyjeve e cila është miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në vitin 2012. Për neve është shumë e rëndësishme si shkollë me ndiku në ambient të mirë siç ka ndikuar ambienti për neve dhe gjithashtu me mbrojt sa më shumë për shkak se ne këtu jetojmë edhe krijojmë shumë memorie të bukura”, tha ajo.

Të ngjashme