Nxënësit që ia mësyjnë UP-së presin të marrin një profesion që u garanton punë

Prishtinë | 09 Kor 2018 | 19:44 | Nga

Shumë nxënës që kanë përfunduar shkollën e mesme, kanë zgjedhur Universitetin ‘Hasan Prishtina’ për të vazhduar shkollimin e lartë.

Interesim të madh për të aplikuar të hënën ka pasur në Fakultetin e Edukimit.

Ata që kanë aplikuar, presin që pas diplomimit të gjejnë një vend pune dhe të ushtrojnë profesionin, për të cilin do të studiojnë.

Nga Rektorati i Universitetit kanë thënë se këtë vit do të pranohen

8512 studentë.

Konkursi për pranimin e studentëve do të jetë i hapur deri më 17 korrik.

Derisa provimi pranues do të mbahet më 19, 20 dhe 21 korrik.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme