Nxënësit vizitojnë drejtorinë rajonale të Policisë së Gjakovës

Prishtinë | 22 Nën 2018 | 14:16 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës përkatësisht Drejtoria Rajonale e Gjakovës, në vazhdën e aktiviteteve të bashkëpunimit me komunitetin ka mundësuar një vizitë të nxënësve dhe mësimdhënësve të shkollës fillore “Zekerija Rexha” në DRP-në e Gjakovës.

Nxënësit dhe mësimdhënësit kanë vizituar objektin policor dhe njëkohësisht kanë bashkëbiseduar me zyrtarët policorë për çështje me interes të fushës policore.

Policia e Kosovës gjithnjë është e gatshme të bashkëpunojë me qytetarët dhe i mirëpret organizimet me vizita të këtij lloji.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme