Nxiti reagime me gabimet e shumta gramatikore, Bajrami publikon shkrimin e përmirësuar

Prishtinë | 06 Maj 2022 | 11:06 | Nga Ekonomia Online

Ish-ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, ka bërë gabime të rënda drejtshkrimore në një status të tij në Facebook. Pas reagimeve të shumta Bajrami e ka fshirë statusin dhe e ka publikuar sërish, por kësaj radhe të përmirësuar.

Profesori universitar ka shkruar për seancën e djeshme të Kuvendit që sipas tij dallon me legjislaturat kur ai ishte deputet për shkak se ligjvënësit ishin njerëz me integritet.

Por, ish-deputeti Bajrami ka përdorur shkronjën ‘ë’ më tepër se që duhet në fjalitë që ka shkruar.

Shkrimi i përmirësuar

Për gabimet gjuhësore i kanë reaguar Rron Gjinovci e Ermal Sadiku të cilët e kanë kritikuar Bajramin se pavarësisht titullit profesor ka bërë gabime drejtshkrimore.

Të ngjashme