NYT: Misioni i zgjeruar i CIA’s në Afganistan

Prishtinë | 23 Tet 2017 | 14:16 | Nga

Gazeta New York Times, raporton se CIA po zgjeron operacionet e saj të fshehta në Afganistan me qëllim që të gjejnë dhe të vrasin militantët talebanë.

Një raport ka cituar dy zyrtarë të lartë amerikanë të paidentifikuar, të cilët thonë se divizioni paraushtarak i CIA-s është duke vendosur forca të vogla të oficerëve me përvojë, dhe kontraktorë privatë së bashku me forcat afgane për të kryer detyrën.

Sipas raportit përpjekja po menaxhohet nga Divizioni i Aktiviteteve Speciale të CIA-s.

Gazeta thotë se ky zgjerim i operacionit është shenja e fundit e rolit në rritje të CIA-s në strategjinë kundër terrorizmit të Presidentit Donald Trump.

CIA nuk pranoi të komentonte për rolin e saj të zgjeruar në Afganistan.

Ushtria amerikane tashmë ka rritur ndjeshëm sulmet e saj ajrore kundër militantëve talibanë në Afganistan gjatë muajve të fundit, duke përfshirë përdorimin e sulmeve dronë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme