NYT: Zgjedhjet në Serbi gërryen demokracinë

Prishtinë | 10 Pri 2017 | 15:45 | Nga

Me fitoren vendimtare të kryeministrit Aleksandar Vuçiq në zgjedhjet presidenciale, Serbia i është afruar autokracisë. Edhe pse presidenca është ceremoniale, Vuçiq tani mund të zgjedh kryeministrin dhe të konsolidojë fuqinë e tij.

Pasi ka shkelur disa herë lirinë e mediave dhe ka margjinalizuar opozitën, fuqia e tij e ka sëmurë demokracinë serbe, shkruan në editorialin e New York Times, transmeton Koha.net.

Vuçiqi fitoi më shumë se 50 për qind të votave, duke lënë prapa kandidatin e dytë, Sasha Jankoviq, i cili fitoi afër 16 për qind. Zgjedhjet u përcollën me frikësime të votueseve dhe me një dominim total të mediave serbe nga Vuçiqi dhe partia e tij.

Zgjedhjet flasin për cinizmin e serbëve me Luka Maksimoviqin, një student 25-vjeçar që garoi për president – edhe pse fillimisht nisi si tallje – ai me pseudonimin Ljubisha “Beli” Preletaçeviq – emër që aludonte në dikë që ndërron shpesh partitë për përfitime personale. Ai fitoi 9 për qind të votave. Por pakënaqësia politike në serbi shkon përtej cinizmit.

Çdo ditë që prej zgjedhjeve, mijëra protestues, shumica të rinj, kanë dalë nëpër rrugë kundër zgjedhjes së Vuçiqit president. Presidenti në ardhje e cilësoi si “shenjë të demokracisë” faktin se qeveria nuk ka shuar këto protesta. Duke pasur parasysh shtypjen e protestave në shumë shtete autokrate, ai e ka një qëllim – ose, ndoshta thjesht fishkëllimat e studentëve nuk janë kërcënim për të, tani kur kanë përfunduar zgjedhjet.

“Në çfarëdo rasti, Vuçiqi mund të tregojë një angazhim për demokraci duke rivendosur lirinë e mediave, duke lejuar qasje në të gjitha pikëpamjet dhe burimet e pavarura të informacionit dhe duke urdhëruar hetim të pavarur për akuzat se ka pasur parregullsi gjatë votimeve me premtim se do të dënohen të gjithë të përfshirët”, shkruan NYT.

Liderët europian që shohin fuqi të stabilitetit te Vuçiqi – dhe shpresojnë se ai do të mbajë premtimin për ta çuar Serbinë në Bashkimin Europian përkundër ndikimit në rritje të Rusisë në Ballkan- ata duhet t’i shmangen qëndrimeve tjera pasi Vuçiqi dhe aleanca e tij kanë kontroll të madh në institucionet politike dhe mediave në vend”, thuhet më tej në editorialin e gazetës së njohur amerikane.

Për të siguruar një kontroll të tillë nga Vuçiqi do të ishte tradhti për vlerat e BE-së dhe për shumë serbë që e shohin BE-në si vend me të drejta demokratike dhe liri në kohën kur liderët e Europës Lindore dhe Qëndrore po ia kthejnë shpinën demokracisë.

Të ngjashme