Obduksioni: Grabitësi në Shtime ka vdekur prej plagëve të shkaktuara nga shkopinjtë

Fehmi Gashi, i cili ka mbetur i vrarë në vendin e ngjarjes
Prishtinë | 08 Gus 2019 | 16:51 | Nga Ekonomia Online

Plagët e shkaktuara nga goditjet me shkopinj ia kanë marrë jetën dje burrit që kishte hyrë për të grabitur në Shtime.

Nga Mjekësia Ligjore burime të Klan Kosovës kanë thënë se kjo është vërtetuar me rastin e kryerjes së obduksionit trupit të viktimës.

Lidhur me rastin dy vëllezërit e familjes Ndrecaj janë duke u mbajtur në paraburgim. Rasti ka ndodhur dje në orët e hershme të mëngjesit kur grabitësit janë përleshur me pronarët e shtëpisë në të cilën kishin hyrë për të vjedhur, ku dhe njëri prej tyre ka përfunduar i vdekur.

Të ngjashme