Obiliqi me Festival të Teatrove, i pari në rajon

Obiliq | 27 Kor 2017 | 09:32 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në qytetin e Obiliqit për herë të parë është mbajtur Festivali i Teatrove, i pari i këtij lloji në vendin tonë.

Në bashkëpunim me “Mitrix Culture” dhe DKRS, për tri ditë radhazi, të rinjtë, dashamirës të teatrit, kanë sfiduar vetën në këtë fushë. Festival ka qenë i tipit garues dhe pjesëmarrës kanë qenë edhe Komuna e Deçanit, Istogut, Malishevës, Shtimes dhe Mitrovicës, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi, ka shpresuar që kjo ngjarje të vazhdojë çdo vit.

“Me shpresë që të vazhdojë kjo ngjarje çdo vit, këto shfaqje të jenë sa më të fuqishme dhe për te rinjtë te cilët ishin shumë të talentuar. Nuk duhet të shikohet gjithmonë vetëm çmimi, sepse mbi të gjitha pjesëmarrja është gjithmonë e rëndësishme, sepse në bazë të pjesëmarrjes arrihet gjithçka për të vazhduar tutje”, ka thënë Gashi.

Fitore Hashani, drejtoresh e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Komunën e Obiliqit, në një prononcim për Ekonomia Online tërë meritat e këtij festivali ia ka dedikuar kryetarit të Komunës.

Sipas saj i gjithë organizimi nuk do të mund të bëhej nëse Gashi nuk do ofronte si ndihmën financiare ashtu edhe atë morale.

“I gjithë ky sukses i këtij festivali nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e kryetarit Gashit. Këtë festival ia dedikojmë atij. Nuk është hera e parë që kryetari është i gatshëm të kontribuoj për rinin e Obiliqit”, ka shtuar ajo.

Në këtë festival u ndanë edhe çmime. Çmimi për aktoren më të mirë u dha për Enesa Sejdia nga Obiliqi kurse çmimin kryesor për shfaqjen më të mirë e morën grupi nga Shtimja me shfaqjen “Me ligj a me Kanun”.

Qëllimi i festivalit është promovimi i talenteve të rijnë në fushën e aktrimit.

Të ngjashme