Obiliqi organizoi “Marshin Multietnik”

Obiliq | 19 Maj 2017 | 10:57 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me sloganin “Të ndryshojmë botën me duart tona”, Komuna e Obiliqit ka organizuar “Marshin Multietnik”, që ka për qëllim promovimin e dialogut ndërmjet komuniteteve të gjashtë komunave, raporton Ekonomia Online.

Shtegu për nga Sheshi “Aziz Zhilivoda”,  deri në fshatin Grabovc përkatësisht tek “Guri i Plakës”, nuk e ndali të parin e Obiliqit, Xhafer Gashi që të kalojë 16 kilometra rrugë për të arritur tek caku. Ky marsh ishte për të promovuar jetën e përbashkët në multietnicitet.

Kryetari i Obilqit Xhafer Gashi para kamerës së Ekonomia Online ka thënë se ky 16-kilometërsh ka për qëllim promovimin e multietnicitetit dhe se komuna e Obiliqit është lider për bashkëjetesë në paqe me komunitetet.

Ai tha se përmes këtij marshi synojnë të përçojnë mesazhin për paqe dhe jetesë të përbashkët ndërmjet të gjitha komuniteteve në këtë komunë, por edhe në tërë vendin.

Gashi ka falënderuar institucionet e sigurisë, ndihmën e shpejtë, Drejtorinë e Kulturës në komunën e Obiliqit për një organizim, i cili ka mesazh, paqe dhe ndryshim të jetës në komunitet.

Ambasadori i OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu, lavdëroi Komunën e Obiliqit për këtë nismë.

“Kjo është një ditë e mirë është mirë që te rinjtë të njohin njëri – tjetrin dhe të respektojnë të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe të mësojnë nga njëri- tjetri. Falënderoj kryetarin Gashi për këtë marsh. Çdo herë do të kujtojmë se kjo nismë ka filluar në Obiliq”, ka thënë ai.

Ky marsh filloi nga qendra e qytetit dhe përfundojë në fshatin Grabovc.

Të ngjashme