Ndërtesa e vjetër e policisë evropiane Europol në Hagë të Holandës po rinovohet për tu kthyer kështu në objektin e Gjykatës Speciale për Kosovën.
Telegrafi ka siguruar disa fotografi ku shihet renovimi i disa pjesëve të objektit.
Më 7 shkurt 2017, u emëruan nëntëmbëdhjetë gjykatës në Regjistrin e Gjykatësve Ndërkombëtarë të Dhomave të Specializuara, në bazë të rekomandimeve të Komisionit Përzgjedhës të pavarur, autoriteti emërues, Alexandra Papadopoulou, shefe e Misionit të EULEX-it në Kosovë.
Ndërsa, avokati i popullit në Dhomat e Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar është emëruar, Pietro Spera, e kryeprokuror i Gjykatës Speciale është emëruar prokurori amerikan Jack Smith.
Po ashtu, Gjykata Speciale ka akredituar edhe 87 avokatë profesionistë të fushës së drejtësisë nga Kosova, Serbia, dhe një numër vendesh të tjera.